Foto: VCG
Haitham Al-Ghais mori detyrën të hënën si sekretari i ri i përgjithshëm i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).
Ai pasoi shefin e ndjerë të OPEC-ut, Mohammad Barkindo, i cili vdiq në fillim të korrikut. Al-Ghais u emërua si shefi i ri i OPEC-ut me selinë në Vjenë në janar të këtij viti dhe mandati i tij do të zgjasë tre vjet, raporton “Xinhua”.
Në marrjen e detyrës, Al-Ghais tha se pret të punojë me të gjitha vendet anëtare dhe partnerët e shumtë në mbarë botën për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të energjisë, e cila nuk lë askënd pas, sipas një njoftimi për shtyp të OPEC-ut.
Al-Ghais shërbeu si zëvendësdrejtor menaxhues për marketingun ndërkombëtar në Korporatën e Naftës së Kuvajtit (KPC) përpara se të merrte rolin e shefit të OPEC-ut. Ai ishte gjithashtu guvernator i Kuvajtit për OPEC-un nga viti 2017 deri në 2021-shin. (Elona)