Foto:Namnewsnetwork

Foto:Namnewsnetwork

Bosnjë e Hercegovina (BIH) deportoi grupin e parë të emigrantëve pakistanezë në vendin e tyre, njoftoi Ministria e Sigurisë.

Bosnja bëhet kështu vendi i parë në rrugën e emigracionit të Ballkanit Perëndimor që deportoi emigrantë pa leje qëndrimi, përcjell “Xinhua”.

Procesi i dëbimit u mundësua për shkak të Marrëveshjes së Ripranimit, e nënshkruar midis BiH dhe Pakistanit në nëntor 2020 dhe protokollit për zbatimin e kësaj marrëveshjeje që hyri në fuqi në korrik 2021, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria e Sigurisë bëri të ditur se dëbimi demonstron vendosmërinë e Bosnjës për të kundërshtuar të gjitha format e emigracionit të paligjshëm dhe për të kthyer të gjithë ata që nuk plotësojnë kërkesat për marrjen e mbrojtjes ndërkombëtare.

Sipas ministrisë, më shumë grupe pritet të dëbohen së shpejti.

Që nga viti 2015, dhjetëra mijëra refugjatë dhe emigrantë janë përpjekur të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian përmes Rrugës Ballkanike, një nga shtigjet kryesore të emigrimit në Evropë. Gjithsej 3865 emigrantë janë regjistruar në BiH në periudhën janar-prill, rreth 5 për qind në bazë vjetore.

Nga totali i emigrantëve të regjistruar nga autoritetet boshnjake, rreth 76 për qind vijnë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi. (Irma)