Foto: VCG

Foto: VCG

Vlerësimi i miratimit të punës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ka rënë në 38 për qind, hera e parë që vlerësimi bie nën 40 për qind, bëhet e ditur në një sondazh të “Gallup”, përcjell “Xinhua”.

Sondazhi zbulon se 59 për qind e amerikanëve të anketuar nuk e miratojnë punën që Biden po bën, më e larta deri më sot.

Sipas sondazhit, 45 për qind e të pyeturve nuk e miratojnë fuqimisht performancën e Biden, ndërsa vetëm 13 për qind e miratojnë fort atë.

Sondazhi i “Gallup” theksoi se në rënie ka qenë dhe shkalla e miratimit të republikanëve. (Irma)