Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Në Kamerunin jugperëndimor u përurua një autostradë kryesore e ndërtuar nga Kina. Duke folur në ceremoninë e inaugurimit, ministri i Punëve Publike Emmanuel Nganou Djoumessi tha se hapja shënoi përfundimin e fazës së parë të autostradës Kribi-Lolabe. Sipas tij, autostrada do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve dhe personave nga çdo pjesë e vendit drejt portit detar të Kribit, përcjell “Xinhua”.

“Ky është një xhevahir zhvillimi që do të nxisë procesin e industrializimit të Kamerunit”, -tha Djoumessi në një prononcim për mediet.

“Rruga, e ndërtuar nga “China Harbour Engineering Company Ltd” (CHEC), është fryt i bashkëpunimit të ngushtë midis Kinës dhe Kamerunit”, -tha ministri i Financave Louis Paul Motaze.

Linja kryesore e autostradës Kribi-Lolabe është 38.5 km e gjatë, me gjashtë korsi të dyanshme, nga të cilat dy korsitë në mes janë të rezervuara për përdorim në të ardhmen, tha Zhang Wenfeng, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i Divizionit të Afrikës Qendrore të CHEC.

“Operacioni i autostradës do të përmirësojë shumë mjedisin e biznesit në Kamerun, do të rrisë punësimin dhe do të krijojë një korridor ekonomik që rrezaton në të gjithë vendin”, -tha Zhang. (Irma)