Foto: VCG

Foto: VCG

Operatori kombëtar aeroportual finlandez “Finavia” mirëpriti rifillimin e shërbimit në Helsinki nga “Sichuan Airlines”, një linjë ajrore kineze me bazë në Aeroportin Ndërkombëtar “Chengdu Shuangliu”, në Chengdu, në provincën Sichuan, përcjell “Xinhua”.

“Jemi shumë të lumtur që “Sichuan Airlines” po kthehet në Aeroportin e Helsinkit. Rihapja e itinerarit është një hap i rëndësishëm drejt rimëkëmbjes së udhëtimeve ajrore kineze nga pandemia”, -tha Petri Vuori, zv.drejtor i “Finavia”.

“Sichuan Airlines” do të fluturojë një herë në javë nga Aeroporti i Helsinkit në Chengdu. Itinerari u nis fillimisht në verën e vitit 2019, por u ndërpre për shkak të kufizimeve të Covid-19.

Më parë, Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC) ka lejuar vetëm shërbime nga dhe për në Shangai, vuri në dukje njoftimi për shtyp nga “Finavia”.

Itinerari operohet nga avionët Airbus A330, çdo të premte. Për tre javët e ardhshme, mbërritja në aeroportin e Helsinkit do të jetë rreth orës 04:00, me orën lokale, ndërsa fluturimi për në Chengdu do të niset në orën 06:00.

Pas datës 19 gushtit 2022, mbërritja në aeroportin e Helsinkit do të jetë në orën 21:50, ndërsa nisja për në Chengdu në orën 23:20. (Irma)