Foto: VCG

Foto: VCG

Algjeria, Nigeri dhe Nigeria nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e një gazsjellësi përgjatë shkretëtirës së Saharasë që do të furnizojë Evropën me gaz shtesë, deklaroi ministri algjerian i Energjisë dhe Minierave, Mohamed Arkab, citon “Xinhua”.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Algjer, kryeqyteti i Algjerisë, në prani të ministrave të Energjisë së tre vendeve afrikane, në kuadër të një takimi trepalësh për Gazsjellësin Trans-Saharian (TSGP).

“Ky takim pason dy të mëparshmitm përkatësisht në Niamey në shkurt dhe në Abuja në qershor. Ne kemi marrë një sërë vendimesh dhe po bëjmë përparim të dukshëm në ndërtimin e këtij projekti strategjik”, -tha Arkab.

TSGP, një mega projekt që lidh Algjerinë, Nigerin dhe Nigerinë, pritet të shtrihet në 4000 km dhe mund të dërgojë deri në 30 miliardë metra kub gaz natyror në vit. (Irma)