Foto: VCG

Foto: VCG

Ministri kamboxhian i Punës dhe Formimit Profesional, Ith Samheng, vlerësoi Zonën e Posaçme Ekonomike Sihanoukville (SSEZ), të investuar nga Kina, për përpjekjet e saj për të thithur investimet dhe për të zgjeruar biznesin pavarësisht nga ndikimi i pandemisë, përcjell “Xinhua”.

Deklarata e Samheng u bë gjatë një takimi me Chen Jiangang, president i SSEZ, e cila është zona më e madhe industriale e mbretërisë për sa i përket madhësisë.

“Ruajtja e zhvillimit të fuqishëm të SSEZ është një dëshmi e miqësisë së fortë mes Kamboxhias dhe Kinës, si dhe pjesë e bashkëpunimit dypalësh nën nismën “Një brez, një rrugë”, e cila ka ofruar përfitime të rëndësishme për Kamboxhia”, -tha ai.

Ministri tha se projekti i autostradës Phnom Penh-Sihanoukville, i investuar nga Kina, i cili lidh Phnom Penh dhe provincën e Preah Sihanouk, do të përshpejtojë udhëtimin midis dy qendrave të fuqisë ekonomike. Sipas tij, Partneriteti Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP) dhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kamboxhia-Kinë, të cilat hynë në fuqi më 1 janar 2022, do të nxisin marrëdhëniet tregtare dhe të investimeve midis Kamboxhias dhe Kinës.

Gjatë takimit, Chen e informoi ministrin për progresin në zhvillimin e SSEZ-it, duke thënë se vlera e importeve dhe eksporteve që kalojnë përmes zonës arriti në 1.37 miliardë dollarë amerikanë në gjysmën e parë të 2022, me një rritje prej 38 për qind nga viti në vit. Ai tha se në SSEZ ndodhen 170 ndërmarrje nga Kina, Europa, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera aziatike, duke krijuar afro 30.000 vende pune. (Irma)