Foto:chinanews

Foto:chinanews

Kina dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme të Afrikës, nënshkruan në provincën kineze Hunan, 14 projekte dhe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e tregtisë dhe ekonomisë, me vlerë rreth 170 milionë dollarë amerikanë, përcjell “Xinhua”.

Marrëveshjet, që mbulojnë fusha të tilla si bashkëpunimi rajonal, marrëveshja strategjike, financimi i projekteve, bashkëpunimi për investime dhe prokurimi tregtar, u nënshkruan në Konferencën e Promovimit për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar Kinë-Afrikë, të mbajtur në qytetin Changsha. Departamentet e tregtisë të gjashtë provincave kineze gjithashtu nënshkruan së bashku një marrëveshje për të avancuar bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar me vendet afrikane në konferencë.

Njëzet e nëntë të dërguar diplomatikë nga 15 vende afrikane, duke përfshirë Algjerinë, Etiopinë, Angolën, Ganën dhe Kenian, morën pjesë në këtë event, që promovoi gjithashtu Zonën Pilot për Bashkëpunimin e Thelluar Ekonomik dhe Tregtar Kinë-Afrikë. (Irma)