Foto: VCG

Foto: VCG

Gazeta amerikane "New York Times" raportoi të enjten se në zonat rurale të ShBA-së, koronavirusi i ri ka goditur më së shumti afroamerikanët dhe hispanikët.

Të dhënat tregojnë se, në kulmin e valës së variantit “Omicron”, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri ndër afroamerikanët në Amerikën rurale ishte 34 % më shumë se ndër të bardhët. Faktorë të tillë si sistemi shëndetësor i mbingarkuar, varfëria, sëmundjet kronike dhe nivelet e ulëta të vaksinimit po i detyrojnë pakicat të përballen me rrezik më të lartë nga COVID-19, thuhet në raport. (Çang Çuo)