Foto: VCG

Foto: VCG

Indonezia ka vënë në dukje angazhimin e fortë për të frenuar emetimet, me planet për të reduktuar varësinë nga lëndët djegëse fosile.

Pasi Indonezia mori presidencën e G20-s në fund të vitit të kaluar, presidenti Joko Widodo u zotua për rritje gjithëpërfshirëse, të orientuar nga njerëzit, miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme për vendin e tij, më i madhi në Azinë Juglindore, përcjell “China Daily”.

Ai tha se Indonezia po bëhet një forcë shtytëse për bashkëpunimin në përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimaterike, një detyrë që është ngritur nga organizimi i vendit të samitit të liderëve të grupimit në ishullin turistik në nëntor.

Të martën, Widodo u takua në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping, ku mori mbështetjen e autoriteteve kineze për organizimin e samitit dhe takimet përkatëse.

Përfaqësuesit e organizatës të njohur si Grupi i Punës i Tranzicionit të Energjisë i G20-s do të mblidhen në Bali në fund të gushtit. Takimi Ministror i Tranzicionit të Energjisë do të zhvillohet muajin e ardhshëm, me diskutime mbi teknologjinë dhe nevojat e financimit për të mundësuar një tranzicion të gjelbër për ekonomitë në mbarë botën.

Widodo tha se Indonezia ka nevojë për investime të mëdha dhe teknologji me karbon të ulët për të mbështetur kalimin e saj në energji të pastër.

Ish-ministri i Mjedisit Sonny Keraf tha se Indonezia duhet të përdorë plotësisht burimet e saj të bollshme të energjisë së rinovueshme.

Përveç hidrocentraleve, Indonezia mund të përdorë energjinë gjeotermale, burime të shumta diellore dhe erëra të forta gjatë gjithë vitit, si dhe energji që rrjedh nga valët e oqeanit. (Irma)