Femije me jeleke antiplumb (Foto Xinhua)

Femije me jeleke antiplumb (Foto Xinhua)

Dekada të mosinvestimit kronik dhe racizmit sistematik kanë rezultuar në dhunë endemike me armë dhe për ta ndaluar këtë Shtetet e Bashkuara duhet të luftojnë padrejtësitë sistematike si racizmi, pabarazia dhe varfëria, raportoi “Washington Post”, citon “Xinhua”.

Në një artikull të “WP” thuhet se miliona të bardhë, hispanikë, aziatikë dhe kombësi të tjera u zhytën në një varfëri të rëndë në Amerikë, shpesh duke u përballur me diskriminim dhe nuk e ndien nevojën të bënin trazira.

“Ky është një vend i botës së parë që premton mundësi për të gjithë. E megjithatë, brenda kufijve të tij, ajo që po ndodh është kaq e pabesueshme, e padrejtë dhe aq traumatike sa ka ndikuar në mënyrën se si njerëzit janë arrijnë të përballojnë realitetin”, -deklaroi Erica Ahdoot, drejtoreshë ekzekutive e “Horton's Kids”, një organizatë jofitimprurëse në Uashington DC, që i ndihmon fëmijët të mbarojnë shkollën e mesme dhe të përgatiten për jetën.

Sipas saj, ndonjëherë mjafton vetëm një vështrim i gabuar që situata të shkojë deri në përdorimin e armëve. “I tillë është efekti i racizmit të brendshëm dhe i përkeqësuar nga grumbullimi i njerëzve me ngjyrë të varfër në shkretëtira të izoluara ekonomike”, -shtoi Ahdoot, duke shtuar se për t’i dhënë fund dhunës me armë, duhen trajtuar çështje themelore, të mundësohen gjëra që njerëzit s’e besojnë se mund të bëhen, t’i jepet fund varfërisë, racizmit dhe padrejtësive. (Irma)