Ambasadori kinez ne Liban Qian Minjian (Foto Peoplesdaily)

Ambasadori kinez ne Liban Qian Minjian (Foto Peoplesdaily)

Ambasadori kinez në Liban, Qian Minjian, deklaroi se Kina është e gatshme të përmirësojë më tej marrëdhëniet me Libanin dhe midis dy ushtrive, si dhe të kontribuojë më shumë në ruajtjen e paqes në Liban dhe rajon, përcjell “Xinhua”.

“Kina do të vazhdojë të mbajë lart flamurin e multilateralizmit për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin”, -tha ambasadori Qian gjatë një ceremonie në kuadër të 95-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës.

Zheng Yuchong, atasheu i Mbrojtjes në Ambasadën e Kinës në Liban, vuri në dukje se Kina ka dhënë kontribute të rëndësishme për ruajtjen e paqes në Liban dhe rajon gjatë 16 viteve të fundit. “Kina është vendi i parë që ofroi ndihmë për vaksinat për ushtrinë libaneze. Ushtria kineze është e gatshme të vazhdojë të zhvillojë shkëmbime dhe bashkëpunim me ushtrinë libaneze në fusha të ndryshme, për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, -tha ai.

Nemr Abi Nassif, përfaqësues i komandantit të Forcave të Armatosura libaneze, gjeneral Joseph Aoun, shprehu mirënjohjen për përpjekjet që Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës ka bërë për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në Liban, duke shpresuar për një bashkëpunim më të thellë pragmatik mes dy ushtrive. (Irma)