Kryetari i Fed-it Jerome Powell shpalli të mërkurën ngritjen e interesit bankar me 0.75 pikë përqindjeje/ VCG

Kryetari i Fed-it Jerome Powell shpalli të mërkurën ngritjen e interesit bankar me 0.75 pikë përqindjeje/ VCG

Rrjeti televiziv amerikan CBS njoftoi të mërkurën në uebsajtin e vet se Fed-i përdori përsëri ngritjen e interesit bankar për frenimin e inflacionit më serioz gjatë 40 vjetëve.

Por, sipas CBS-it, kjo masë për ngritjen e mëtejshme të kostos së kredive nënkupton se konsumatorët dhe ndërmarrjet janë në gjendje më të vështirë për të përballuar ngritjen e vijueshme të interesit me 0.75 pikë përqindjeje. Një masë e tillë mund të ushtrojë ndikim të madh në gjendjen financiare të amerikanëve. Si pasojë e inflacionit të lartë dhe kostos së shtuar të kredive, një pjesë ekonomistësh janë të mendimit se shtimi i interesit bankar do të shkaktojë recesion ekonomik. (Wang Lei/ Artan)