Shtetet e Bashkuara janë në një krizë të mungesës së lidershipit, raportoi gazeta në gjuhën kineze e Singaporit, “Lianhe Zaobao”, citon “Xinhua”.

Gjatë mandatit të tij, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri që reputacioni ndërkombëtar i SHBA-së të binte ndjeshëm pasi vendi ishte tërhequr nga shumë organizata ndërkombëtare, traktate dhe kishte vepruar në mënyrë të njëanshme, thuhet në artikull.

“Trump predikoi antagonizëm brenda vendit. Ai i nxiti mbështetësit e tij në një tërbim të përgjakshëm të Kongresit në prag të largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë, që turpëroi demokracinë amerikane”, thekson artikulli.

Sipas artikullit, lidhur me krizën në Ukrainë, administrata aktuale e SHBA-së ka krijuar përkohësisht një bonus, duke ndërtuar imazhin e bashkimit të aleatëve, por ka sjellë dëme reale në vend dhe i ka zemëruar njerëzit për shkak të një inflacioni të rëndë. (Irma)