Zjarret ne France (Foto Thestatesman)

Zjarret ne France (Foto Thestatesman)

Zjarret në Ardeche të Francës juglindore, që shpërthyen të mërkurën në mëngjes, kanë djegur rreth 900 hektarë tokë dhe kanë detyruar evakuimin e banorëve të zonës, shkroi gazeta franceze “Le Figaro”, cituar nga “Xinhua”.

Raportohet se 550 zjarrfikës dhe 100 mjete për shuarjen e zjarrit, si dhe njësi ajrore të zjarrfikësve, janë mobilizuar për të vënë nën kontroll flakët.

Autoritetet lokale bënë të ditur se zjarri më i madh ka përparuar përgjatë lumit Ardeche dhe është drejtuar për nga qyteti Vogue, ku ndodhen zjarrfikësit e Ardeche.

Sipas autoriteteve, nuk ka pasur kërcënim për banesa dhe zona industriale e Lavilledieu është siguruar. (Irma)