Kohët e fundit, klima ekstreme është përhapur në zona të ndryshme të ShBA-së, dhe sasitë e reshjeve të shkaktuara nga temperatura e lartë dhe stuhitë e shiut thyen shumë herë rekordet historike. Para një muaji, Gjykata e Lartë e ShBA-së vendosi që Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) e ShBA-së nuk ka të drejtë që të kufizojë lëshimin e gazrave serë në nivel shtetesh, dhe nuk mund t'u kërkojë centraleve elektrike që të kalojnë nga lëngët djegëse fosile te energjia e përtëritshme. Sipas vlerësimeve ndërkombëtare, kjo është shpërfillje e përpjekjeve globale për kontrollin e klimës ekstreme dhe simbolizon dështimin e politikave të klimës të ShBA-së.

ShBA-ja është sot vendi që lëshon më shumë gazra serrë në botë.

Pas publikimit të këtij vendimi, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, u shpreh se, si ekonomia kryesore botërore dhe një vend i madh lëshues i gazrave serrë, ky vendim do ta bëjë më të vështirë që ShBA-ja të realizojë objektivat e Marrëveshjes së Parisit. (Xu Guang)