Femijet me Covid ne SHBA (Foto NPR)
Mbi 14 milionë fëmijë në Shtetet e Bashkuara kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, sipas raportit të fundit nga Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqata e Spitalit të Fëmijëve.
Mbi 92.000 raste të fëmijëve me Covid-19 u raportuan për javën që përfundon më 21 korrik, rritja e dytë javore radhazi e rasteve të raportuara, sipas raportit, bën të ditur “Xinhua”.
Mbi 311.000 raste të fëmijëve me Covid janë shtuar në 4 javët e fundit. Përafërsisht 6.1 milionë raste të raportuara janë shtuar në vitin 2022. Ekziston një nevojë urgjente për të mbledhur më shumë të dhëna specifike për moshën për të vlerësuar ashpërsinë e sëmundjes që lidhet me variantet e reja, si dhe efektet e mundshme afatgjata, njoftoi Akademia Pediatrike.
“Është e rëndësishme të pranojmë se ka efekte të menjëhershme të pandemisë në shëndetin e fëmijëve, por më e rëndësishmja, ne duhet të identifikojmë dhe adresojmë ndikimet afatgjata në mirëqenien fizike, mendore dhe sociale të këtij brezi fëmijësh dhe të rinjsh”, -bëri të ditur Akademia. (Elona)