Maskat mbrojtese ne SHBA (Foto Xinhua)

Maskat mbrojtese ne SHBA (Foto Xinhua)

Më shumë se 60 për qind e personave në Shtetet e Bashkuara jetojnë në qarqe ku duhet të mbajnë maskë brenda në hapësira publike, citoi “US News & World Report” të dhënat e lëshuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Sipas raportit, afro 27 për qind e popullsisë jeton në zona ku duhet të konsiderojnë mbajtjen e maskës nëse janë në rrezik të lartë për sëmundje të rëndë Covid-19, përcjell “Xinhua”.

Vetëm 13 për qind e popullsisë, një numër që është zvogëluar me rritjen e infeksioneve dhe shtrimeve në spital me Covid-19, jeton në zona ku nuk kanë nevojë të marrin në konsideratë vënien e maskave në ambiente të brendshme.

“Shtetet e Bashkuara kanë mesatarisht më shumë se 125.000 raste të reja me Covid çdo ditë, por shumë njerëz i bëjnë testet në shtëpi dhe nuk raportohen në departamentet shëndetësore të qarkut”, -thuhet në raport.

Shtrimet në spital po rriten gjithashtu, me mbi 6100 të prekur nga Covid që pranohen mesatarisht çdo ditë, ndërsa vdekjet nga koronaviur kanë mbetur kryesisht të qëndrueshme gjatë tre muajve të fundit në rreth 350 mesatarisht çdo ditë. (Elona)