Rastet e pandërprera të dhunës me armë në ShBA kanë shkaktuar vëmendjen e vazhdueshme të bashkisë ndërkombëtare. Të shtunën e të dielën e kaluar, Çikagoja përjetoi një "fundjavë të përgjakur", ndërsa katër veta u vranë dhe 55 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë. Në fillim të korrikut, po në Çikago një person i armatosur hapi zjarr ndaj një grupi njerëzish të pranishëm në paradën e Ditës së Pavarësisë, duke shkaktuar të paktën shtatë të vdekur dhe afro 30 të plagosur. Sipas vlerësimit të OKB-së, përqindja e vrasjeve në ShBA është tre herë më e lartë se në Kanada, pesë herë më e lartë se në Francë dhe 26 herë më e lartë se në Japoni.

Problemi i dhunës me armë vjen nga "zinxhiri i interesave" i industrisë së armëve. Sipas të dhënave nga uebsajti amerikan "Open Secrets" , nga viti 1998 deri më 2020, grupet kundër kontrollit të armëve shpenzuan më shumë se 170 milionë dollarë amerikanë për të mbështetur politikanët në pushtet. Në vitin 2018, CNN bëri një hetim për 535 anëtarë të Kongresit amerikan, ku zbuloi se 307 ndër ta morën në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbështetje financiare nga Shoqata Kombëtare e Pushkëve (NRA). (Xu Guang)