Qendra tregtare Okulus në distriktin financiar Manhattan më 22 korrik 2022/ VCG

Qendra tregtare Okulus në distriktin financiar Manhattan më 22 korrik 2022/ VCG

Sipas njoftimit të së dielës të kanalit televiziv amerikan "Fox News", ish-sekretari amerikan i Thesarit Lawrence Henry Summers është shprehur: "Ekonomia amerikane ka mundësi të madhe të bjerë në recesion. Historia na tregon se kur ekonomia është në një gjendje si kjo e tanishmja, së shpejti do të pasohet nga recesioni".

Ndërkohë, Summers-i shprehu pesimizëm edhe për aftësinë e Fed-it për frenimin e inflacionit. Sipas tij, në bazë të mësimeve të historisë, ka rrezik shumë të madh që ekonomia të bjerë në stagflacion, i cili mund të zgjatë më shumë sesa parashikon tregu. (Wang Lei/ Artan)