Ditët e fundit, në qytetin Aspen të shtetit Kolorado të ShBA-së u zhvillua Forumi i Sigurimit i Aspen-it, ku mori pjesë edhe drejtori i shërbimit britanik të zbulimit (MI6) Richard Moore. Gjatë një interviste Moore theksoi se Kina është bërë detyra numër një e agjencisë së tij dhe rëndësia e saj "e kalon edhe luftën antiterroriste". Ai e shfrytëzoi konfliktin Rusi-Ukrainë për ta bërë bujë temën e ngushticës së Tajvanit, duke pretenduar se Perëndimi duhet t'i lëshojë palës kineze sinjalin që i ashtuquajturi "ribashkim me Tajvanin me forcë" do të shkaktojë pasoja të tmerrshme.

Richard Moore/ CMG

Richard Moore/ CMG

Vitet e fundit në Britani kanë ndodhur shumë sulme terroriste, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG). Vetëm në tetorin e nëntorin e vjetshëm pati dy ngjarje të tilla që u përcaktuan zyrtarisht si terrorizëm nga Britania dhe që kanë lënë ende hijet e frikës te qytetarët e këtij vendi. Por, për të përbaltur Kinën, kreu i agjencisë britanike të zbulimit është i gatshëm të bëhet një spekulator politik, duke shprehur mendimin absurd që "kundërvënia ndaj Kinës është më e rëndësishme se antiterrorizmi". "Nuk e dimë si mendojnë për këtë britanikët që janë sulmuar herë pas here nga terrorizmi?" pyet CMG-ja në komentin e vet.