Në një artikull të botuar ditët e fundit në uebsajtin e gazetës zvicerane "Neue Zürcher Zeitung" thuhet që, pavarësisht nëse Donald Trump-i është në postin e presidentit apo jo, fantazma e luftës civile endet mbi ShBA.

Sipas artikullit, të bardhët në zonat rurale amerikane mendojnë se vatrat e tyre janë grabitur, ndërsa banorët në qytetet e mëdha ndiejnë shtypjen e pakicës konservatore. "Me prishjen e besimit të ndërsjellë, edhe sistemi demokratik amerikan po shpërbëhet," komentohet në artikull. (Wang Lei/ Artan)