[Foto:VCG]

[Foto:VCG]

Dy zjarre masive që shpërthyen në Francën jugperëndimore gjatë javës së kaluar çuan në evakuimin e rreth 36.000 personave nga shtëpitë dhe kanë djegur afro 20.600 hektarë tokë, raportoi kanali francez i lajmeve “BFMTV”, të cilit i referohet “Xinhua”.

Gjatë një vizite në zonat e përfshira nga flakët në Gironde, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi një projekt të madh kombëtar për rimbjelljen e pemëve dhe riprodhimin e pyjeve të dëmtuara.

[Foto:VCG]

[Foto:VCG]

Macron i cilësoi zjarrfikësit heronj dhe falënderoi popullin francez për solidaritetin e tij me policinë dhe zjarrfikësit në Gironde, për të kapërcyer situatën me zjarrin.

Presidenti Macron i përshkroi zjarret që shpërthyen më 12 korrik si ndër më të rëndat në historinë e Francës. (Irma)