[Foto:VCG]

[Foto:VCG]

Banka Qendrore Evropiane (BQE) rriti normat bazë të interesit me 50 pikë bazë, rritja e parë që nga viti 2011, në një përpjekje për të normalizuar politikat e saj monetare, shkruan “Xinhua”.

Norma e interesit për operacionet kryesore të rifinancimit dhe normat e interesit për kredinë marxhinale dhe lehtësinë e depozitave, tre normat kryesore të interesit të BQE-së, do të rriten përkatësisht për dy të parat me 0.50 për qind, 0.75 për qind, duke nisur prej 27 korrikut, thuhet në një deklaratë të BQE-së pas një takimi të këshillit drejtues.

Vendimi për të rritur normat e interesit me 50 pikë bazë, më shumë sesa pritej, erdhi si befasi pasi Banka Qendrore tregoi në qershor një rritje prej 25 pikësh bazë, si pjesë e udhëzimit të saj të ardhshëm.

Tashmë, norma e interesit të depozitave do të dalë nga territori negativ për herë të parë që nga qershori 2014, gjë që, sipas BQE-së.

Rritja e normave të BQE-së erdhi në një kohë kur Eurozona është e mbërthyer nga inflacioni i lartë. (Irma)