VCG

VCG

Sipas një artikulli të publikuar të martën në uebsajtin e gazetës amerikane "USA TODAY", Banka e Rezervës Federale e Nju-Jorkut publikoi kohët e fundit një raport, ku pohohet një fakt tashmë i njohur nga shumica e njerëzve: "ekonomia e Joseph Biden-it" po dëmton bazën ekonomike të afro-amerikanëve.

Sipas këtij raporti, afro-amerikanët dhe hispanikët po vuajnë nivele inflacioni më të lartë se mesatarja kombëtare. Pas rregullimit mbi bazën e shpenzimeve, del se inflacioni te afro-amerikanët e hispanikët është përkatërisht 0.2 dhe 0.6 pikë përqindjeje më i lartë se niveli mesatar kombëtar.

VCG

VCG

Sipas raportit, në qershor, çmimi i mallrave të konsumit u shtua për 9.1%, niveli më i lartë në më shumë se 10 vjetët e fundit.

Inflacioni është një lloj takse e fshehtë për të varfrit, vihet në dukje në raport, duke shtuar se përqindja e varfërisë te afro-amerikanët është afro dy herë më e lartë se përqindja e afro-amerikanëve në popullsinë e përgjithshme të ShBA-së. (Xu Guang)