VCG

VCG

Inflacioni në SHBA dhe pasojat e tij më të gjera ekonomike janë rezultat i drejtpërdrejtë i politikave të këqija të demokratëve në pushtet, raportoi “The Hill”, citon “Xinhua”.

Artikulli rendit katër faktorë që mendohet se e kanë çuar vendin nën sundimin e çmimeve të larta. Së pari, triliona dollarë në shpenzime të pamatura në vitin 2021 kur ekonomia po rimëkëmbej. Së dyti, programet e shumta qeveritare si sigurimi i zgjeruar i papunësisë gjatë pjesës më të madhe të vitit 2021, të cilat inkurajuan amerikanët mos të punojnë, duke ulur ofertën e punës dhe duke rritur kostot. Së treti, politikat radikale të energjisë së gjelbër nga qeveria Biden ulën furnizimin dhe rritën çmimet e gazit. Së katërti, mbështetja për paratë e lehta dhe politika e Teorisë Moderne Monetare, çuan në një zgjerim historik të ofertës monetare dhe kanë zhvlerësuar dollarin.

VCG

VCG

Gjërat janë veçanërisht të vështira për bizneset e vogla, theksohet në artikull, duke shtuar se Zyra e Statistikave ka zbuluar se çmimet e shitjes me shumicë janë rritur 11.3 për qind gjatë vitit të kaluar.

“Bizneset e vogla që operojnë me marzhe të ngushta fitimi nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të kalojnë këto kosto të larta, duke tjetërsuar potencialisht klientët besnikë, duke reduktuar kërkesën dhe duke përshpejtuar ciklin inflacionist”, -thuhet në artikullin e “The Hill”, duke theksuar se inflacioni historik po e shtyn ekonominë amerikane drejt një recesioni. (Irma)