Chinese Bridge ne Arabine Saudite (Foto Xinhua)

Chinese Bridge ne Arabine Saudite (Foto Xinhua)

Arabia Saudite zhvilloi për herë të parë konkursin “Chinese Bridge” për studentët e universitetit, në “HUAWEI Future Space”, në “Riyadh Front”, një kompleks në kryeqytet, përcjell “Xinhua”.

Konkursi, me temën “Një botë, një familje” u bashkorganizua nga Ambasada Kineze në Arabinë Saudite, Universiteti arab King Abdulaziz dhe Universiteti Minzu i Kinës.

Gjatë raundit final të konkursit, 12 finalistë nga tre universitete saudite treguan aftësitë e tyre në gjuhën kineze dhe paraqitën kulturën kineze përmes fjalimeve dhe shfaqjeve kulturore, si Tai Chi, kaligrafi kineze, prerje letre dhe vizatim.

Fituesi i konkursit u shpall Ahmad Sulaiman, student nga Universiteti King Abdulaziz. Ai do të ketë mundësinë të përfaqësojë Arabinë Saudite në finalen globale të “Chinese Bridge”.

I nisur në vitin 2002, “Chinese Bridge” është një konkurs vjetor që synon të zgjojë entuziazmin e studentëve në vende të ndryshme për të mësuar gjuhën kineze dhe për të forcuar të kuptuarit në botë për gjuhën dhe kulturën kineze. (Irma)