VCG

VCG

Përdorimi i gjerë dhe asgjësimi i gabuar i produkteve plastike kanë çuar në ndotje gjithnjë e më serioze plastike. Shkencëtarët kinezë kanë zbuluar se grimcat e polistirenit mund të shkaktojë sëmundje mendore ose neurodegjenerative, përcjell “Xinhua”.

Ding Yi, një profesor i asociuar në Universitetin Bujqësor Huazhong, tha se studimet e mëparshme kanë raportuar efektet negative të plastikës te kafshët dhe shëndeti i njeriut, por toksiciteti i saj i mundshëm për fetuset është i paqartë.

Në studimin kinez thuhet se efektet e mikro dhe nano grimcave të polistirenit me dhe pa modifikime sipërfaqësore te fetuset nëpërmjet administrimit oral gjatë ditëve të para të shtatzënisë u hetuan te minjtë. Sjellja e ngjashme me ankthin konsiderohet si një faktor nxitës për sëmundje mendore si autizmi dhe depresioni.

VCG

VCG

Hulumtimi ka zbuluar se mikroplastika e grumbulluar në trurin e fetusit mund të çojë në sjellje ankthi pas moshës madhore, e cila manifestohet kryesisht në rënien e dëshirës dhe aftësisë për të eksploruar gjëra të reja, thuhet në artikullin e botuar në revistën “Environment International”. (Irma)