VCG

VCG

Një sondazh i “Axios/Ipsos” i kryer nga 15-18 korriku në SHBA zbuloi se 46 për qind e të intervistuarve kanë pasur ose dyshojnë se kanë pasur Covid-19 në një moment gjatë pandemisë, një përqindje shumë më e lartë se vlerësimet e kryera nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bazuar në praninë e antitrupave në gjak, përcjell “Xinhua”.

Sondazhi tregoi se shtrirja e pandemisë mund të jetë më e gjerë sesa mendohej më parë.

Në mesin e atyre që kanë pasur ose dyshojnë se kanë pasur sëmundjen, më shumë se një e katërta e të anketuarve thonë se janë riinfektuar, tregoi sondazhi. Anketimi tregoi se rreth 78 për qind e të intervistuarve mendojnë se njerëzimi nuk do të shpëtojë kurrë plotësisht nga koronavirusi gjatë jetës.

Të dhënat nga paneli i Universitetit Johns Hopkins treguan se Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë raportuar afro 90 milionë raste Covid, me më shumë se një milion vdekje. (Irma)