VCG

VCG

Gjiganti kimik gjerman “BASF SE” ka dhënë dritën jeshile për vijimin e punës për realizimin e projektit të planifikuar “Verbund” në qytetin Zhanjiang në provincën Guangdong të Kinës jugore.

Kompania bëri të ditur se ky është projekti i parë tërësisht i financuar nga jashtë në industrinë e rëndë kimike të Kinës dhe po përparon sipas planit, njofton “Xinhua”.

Fokusi tani do të jetë në ndërtimin e bërthamës së “Verbund”, që përfshin disa impiante për prodhimin e kimikateve.

“BASF” do të investojë deri në 10 miliardë euro (rreth 10.2 miliardë dollarë amerikanë) deri në vitin 2030, për të ndërtuar projektin “Verbund”, thuhet në deklaratë.

Në vitin 2020, “BASF” filloi ndërtimin e impianteve të para në vendin e planifikuar të integruar të “Verbund” në Zhanjiang. Projekti përfshin disa faza dhe pritet të jetë plotësisht funksional deri në vitin 2030.

Ky do të jetë filiali i tretë më i madh i “Verbund” i “BASF” në mbarë botën pas atij në Ludwigshafen në Gjermani dhe Antwerp në Belgjikë. (Irma)