Sipas rezultateve të një sondazhi të kryer bashkërisht nga agjencia britanike e lajmeve "Reuters" dhe kompania e njohur e hetimit të opinionit "Ipsos", që u publikuan të martën, në kushtet e ndikimeve të sjella nga inflacioni në jetën e banorëve, përkrahja ndaj presidentit amerikan Joe Biden ra deri në 36 %, niveli më i ulët që prej marrjes së postit prej tij para 19 muajsh.

VCG

VCG

Që nga gushti i vitit të kaluar, përkrahja ndaj Biden-it ka qenë gjithmonë nën 50 %, gjë që u ka rënë kambanave të alarmit në Partinë Demokrate se ajo mund të humbasë kontrollin e të paktën njërës prej dy dhomave të Kongresit në zgjedhjet e mesit të mandatit që do të zhvillohen më 8 nëntorin e sivjetshëm.

Përveç kësaj, përqindja e përkrahjes nga vetë demokratët ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë u ul më tej nga 74 % javën e kaluar në 69 % këtë javë. Ndërkohë, vetëm 11 % e republikanëve e miratojnë punën e presidentit Biden.