Afganistan./VCG

Afganistan./VCG

Autorët e shkeljeve të rënda ndaj fëmijëve duhet të mbahen përgjegjës, tha i dërguari kinez në OKB të martën, ndërsa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos lërë boshllëqe në mbrojtjen e fëmijëve.

Zhang Jun, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, i bëri këto komente në një debat të hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi fëmijët dhe konfliktin e armatosur, bën të ditur “Xinhua”.

Duke përmendur realitetet therëse në raportin vjetor të shefit të OKB-së për fëmijët dhe konfliktin e armatosur të vitit 2021, Zhang tha se fakti që jetët e të rinjve iu nënshtruan dhembjeve të përsëritura të pamëshirshme vë në dyshim ndërgjegjen morale të komunitetit ndërkombëtar dhe aftësinë e tij për të mbrojtur brezin e ardhshëm.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët është t'i jepet fund konfliktit, tha ai, duke vënë në dukje se Këshilli i Sigurimit duhet të përpiqet për ndërprerjen e armiqësive, të punojë për zgjidhje politike dhe të vendosë kufirin kur bëhet fjalë për dhunën ndaj fëmijëve.

Sipas raportimeve të fundit të mediave, nga viti 2010 deri në vitin 2011, forcat speciale të huaja në Afganistan kishin vrarë civilë pa dallim.

Zhang theksoi se mizori të tilla janë tronditëse dhe se autorët duhet të ndëshkohen ashpër.

Është gjithashtu shqetësuese që në qendrat e ndalimit të refugjatëve në kufirin e një vendi të caktuar, dhjetëra mijëra fëmijë refugjatë detyrohen të durojnë sëmundje të shfrenuara, ushqim të papastër dhe ndarje të detyruar nga prindërit e tyre. Disa nga fëmijët refugjatë janë deportuar dhe janë detyruar të mbijetojnë në mes të dhunës, varfërisë dhe shpërnguljes, tha ai, duke shtuar se të gjithë fëmijëve duhet t'u jepet mbrojtje pa diskriminim.

Afganistan./VCG

Afganistan./VCG

“Fëmijët e lidhur me ISIS në Irak dhe Siri janë të gjithë viktima. Ne i bëjmë jehonë apelit të sekretarit të përgjithshëm që këtyre fëmijëve t'u jepet e drejta për riatdhesim vullnetar”, -tha ai.

Zhang vuri në dukje se mes një krize globale ushqimore, energjie dhe financiare, fëmijët në konflikt kanë nevojë për ndihmë më shumë se kurrë.

Shkurtimet e ndihmës zhvillimore janë të barabarta me dobësimin e mbrojtjes së fëmijëve. Në Afganistan, varfëria po përhapet dhe fëmijët po bien në viktima. Në këto kohë të vështira, ngrirja dhe shpërdorimi i aseteve jashtë shtetit të Afganistanit nga një vend individual po i privon fëmijët e Afganistanit nga shpresa për të mbijetuar, tha ai.

VCG

Afganistan./VCG

“Vendosja e pamatur e masave shtrënguese të njëanshme po i bën fëmijët dhe grupet e tjera më të cenueshme të paguajnë çmimin më të rëndë. Praktika të tilla duhet të kthehen”, -tha ai. (Elona)