Burgjet ne SHBA (Foto Xinhua)

Burgjet ne SHBA (Foto Xinhua)

Një raport i ri i dorëzuar Kombeve të Bashkuara nga Koalicioni i Burgjeve Jugore, një grup organizatash civile dhe të të drejtave të njeriut, përshkruan dëmet që rezultojnë nga arrestimet, dënimet e ashpra me burgim dhe burgosjet për komunitetet e njerëzve me ngjyrë, sipas portalit amerikan të lajmeve “The Observer” me qendër në Sakramento, Kaliforni.

“Ky raport zbulon vuajtjet e njerëzve me ngjyrë në burgjet jugore të SHBA-së, historitë e të cilëve për margjinalizimin dhe diskriminimin i bëjnë jehonë nënshtrimit racor të skllavërisë gjatë të kaluarës më të turpshme të vendit tonë”, -tha Antonio L. Ingram II, ndihmëskëshilltar në Fondin e Mbrojtjes Ligjore.

Ndërsa janë të burgosur, njerëzit me ngjyrë kanë mbi tetë herë më shumë gjasa të vendosen në izolim dhe kanë 10 herë më shumë gjasa të mbahen atje për periudha jashtëzakonisht të gjata kohore, thuhet në raport, citon “Xinhua”.

Në shtete si Alabama, Arkansas, Florida, Xhorxhia, Luiziana, Misisipi, Karolina e Veriut, Karolina e Jugut dhe Teksasi, ku komunitetet me ngjyrë përbëjnë 38 për qind të popullsisë totale, individët me ngjyrë përbëjnë deri në 67 për qind të popullsisë totale të burgosur, sipas raportit.

Ndërkohë, mes pabarazive të vazhdueshme racore nëpër burgjet në jug të Shteteve të Bashkuara, njerëzit me ngjyrë kanë pesë herë më shumë gjasa të burgosen në burgjet shtetërore. (Elona)