Importet e Irlandes nga Kina (Foto Peoplesdaily)

Importet e Irlandes nga Kina (Foto Peoplesdaily)

Zyra Qendrore e Statistikave në Irlandë (CSO) bëri të ditur se importet e mallrave arritën nivelin më të lartë në 41 muaj në maj, në mbi 12 miliardë euro (rreth 12.2 miliardë dollarë amerikanë).

Në maj, Irlanda importoi mallra me vlerë 12.8 miliardë euro, 46 për qind më shumë nga viti në vit, përcjell “Xinhua”.

Importet nga Kina u vlerësuan në 1.57 miliardë euro, 151 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Kina ishte burimi i tretë më i madh i importeve për Irlandën në pesë muajt e parë të këtij viti, me 5.36 miliardë euro mallra të importuara, pas 11.21 miliardë euro importe nga Mbretëria e Bashkuar dhe 7.9 miliardë euro nga Shtetet e Bashkuara.

Importet totale të mallrave të Irlandës në periudhën pesëmujore u rritën në 53.6 miliardë euro, 36 për qind më shumë nga viti në vit, ndërsa eksportet totale u vlerësuan në 88.12 miliardë euro, 33 për qind më shumë nga viti në vit.

Në maj, Irlanda eksportoi në Kinë mallra me vlerë 1.59 miliardë euro, 47 për qind më shumë se një vit më parë.

Në periudhën janar-maj, Irlanda i shiti Kinës mallra me vlerë 5.77 miliardë euro, duke e bërë Kinën tregun e pestë më të madh për eksportet e saj, sipas të dhënave zyrtare. (Elona)