Ditët e fundit, gjatë një interviste për CNN-in, ish-ndihmësi i presidentit amerikan për çështjet e sigurisë kombëtare John Bolton e pranoi faktin që ai ka dhënë ndihmë për organizimin e grushteve të shtetit në vende të ndryshme. Kjo është një dëshmi tjetër e ndërhyrjes së jashtme amerikane pas zbulimit nga media amerikane të projektit "127e", që synon përmbysjen e regjimit të vendeve të tjera.

Sipas statistikave të studiueses amerikane Lindsey A.O'Rourke, gjatë 42 vjetëve nga viti 1947 deri më 1989, ShBA-ja zhvilloi 64 veprime të fshehura dhe gjashtë veprime të hapura për përmbysjen e regjimeve. Edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, këto veprime nuk kanë ndaluar.

Amerika Latine është rajoni kryesor ku ShBA-ja e zhvillon ndërhyrjen e jashtme. Ish-presidenti i Bolivisë Evo Morales, që dha dorëheqjen nën presionin e ushtrisë e të opozitës, kritikoi në mediat sociale: "ShBA-ja është armikja më e madhe e demokracisë." (Fani/Artan)