Foto:VCG

Foto:VCG

Në një artikull të publikuar të hënën në uebsajtin e gazetës amerikane “The Hill” thuhet se politikat e këqija të zbatuara nga demokratët në ShBA janë përgjegjëse për inflacionin e tanishëm në nivel historik, ndërsa banorët e thjeshtë dhe ndërmarrjet e vogla duhet të përballojnë pasojat.

Javën e kaluar, Zyra e Statistikave të Punës bëri të ditur se Treguesi i Çmimeve të Konsumit në ShBA u rrit 9.1 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar rekordin më të lartë në 44 vjetët e fundit. Çmimet e dala jashtë kontrollit kanë ulur nivelin e pagës reale dhe të jetesës së qytetarëve.

Sipas artikullit, inflacioni i dhimbshëm dhe pasojat më të gjera ekonomike janë shkaktuar nga politikat e këqija të Shtëpisë së Bardhë. Së pari, Shtëpia e Bardhë ka bërë triliona dollarë shpenzime në vitin 2021, gjë që çoi që në treg të ketë shumë monedhë, por pak mallra. Së dyti, shumë plane të qeverisë i inkurajuan banorët të mos punonin, duke ulur ofertën e forcës së punës dhe duke ngritur kostot përkatëse të ndërmarrjeve. Së treti, qeveria pakësoi furnizimin me gaz natyror dhe nxiti ngritjen e lartë të çmimit të gazit. Gjëja më e rëndësishme është se politikat e lirshme monetare dhe ato të bazuara mbi Teorinë Moderne Monetare kanë shkaktuar një zgjerim historik të ofertës monetare dhe zhvlerësim të dollarit.