Pavarësisht nga pandemia Covid-19, projekti i restaurimit të kompleksit të Pallatit Basantapur të goditur nga tërmeti në Nepal është përfunduar me ndihmën kineze pas një pune të vështirë për gati pesë vjet, njofton “Xinhua”.

Xinhua

“Qeveria kineze dhe ekspertët arritën ta ngrinin këtë monument me origjinalitetin, integritetin si dhe vlerën e tij të jashtëzakonshme universale”, -tha Damodar Gautam, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Arkeologjisë së Nepalit.

Kompleksi, i cili shtrihet në zemër të sheshit “Katmandu Durbar”, një vend i trashëgimisë kulturore botërore në kryeqytetin e Nepalit, u dëmtua rëndë në tërmetet masive të vitit 2015.

Pas tërmetit, qeveria kineze dhe qeveria e Nepalit ranë dakord të nisin projektin e restaurimit për kompleksin e Pallatit Basantapur dhe projekti nisi në gusht 2017.

Rreth 85 për qind e komponentëve të vjetër prej druri u aplikuan në projekt, ndërsa rreth 3700 pjesë të përbërësve prej druri u ndërtuan rishtas si pjesë shtesë për projektin e restaurimit, duke përbërë 15 për qind të totalit të përbërësve prej druri të përdorur. (Fatosi)

Xinhua