Prodhuesi britanik i makinave sportive dhe të garave “Lotus Cars” ka përfunduar ndërtimin e fabrikës së tij të re në qytetin kinez Wuhan në provincën qendrore Hubei, njofton “Xinhua”.

Duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 100 hektarësh, fabrika ndodhet në Zonën e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik Wuhan, një nga grupet e automobilave në Kinë.

Ajo ka një investim total prej 8 miliardë juanë (rreth 1.2 miliardë dollarë amerikanë), sipas prodhuesit kinez të automjeteve “Zhejiang Geely Holding Group”, i cili bleu “Lotus Cars” në vitin 2017.

Fabrika e re do të prodhojë tre modele të automjeteve elektrike, me një kapacitet vjetor të projektuar prej 150.000 njësive.

Në Zonën e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik në Wuhan ndodhen më shumë se 10 prodhues të automjeteve dhe rreth 500 kompani të pjesëve të automjeteve. Ajo prodhon gati 1 milion automjete çdo vit, me një prodhim vjetor industrial prej mbi 320 miliardë juanë. (Fatosi)