VCG

VCG

Një aeroplan mallrash ukrainas u rrëzua pranë qytetit Kavala në Greqinë veriore të shtunën në mbrëmje, duke vrarë të tetë anëtarët e ekuipazhit në bord, njoftuan mediat greke, bën të ditur “Xinhua”.

Lajmi u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko. Sipas tij, anëtarët e ekuipazhit në bordin e avionit Antonov An-12 ishin shtetas ukrainas. Ai theksoi se avioni ishte një fluturim komercial në linjën Serbi-Jordani-Bangladesh dhe po transportonte ngarkesa të rrezikshme.

VCG

VCG

Piloti kërkoi leje për një ulje emergjente dhe njoftoi autoritetet greke për defekt në një prej motorëve, bëri të ditur transmetuesi kombëtar grek “ERT”, duke cituar burime nga Autoriteti i Aviacionit Civil grek.

Dëshmitarët okularë panë avionin në flakë të rrëzohej në një fushë misri, duke u pasuar nga shpërthime.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, në një konferencë shtypi të dielën, bëri të ditur se avioni po transportonte rreth 11 tonë armë, veçanërisht mina tokësore, në Bangladesh kur u rrëzua, citon “Xinhua”.

VCG

VCG

Zëdhënësi ukrainas Nikolenko tha se nga një hetim paraprak u evidentua një avari në një nga motorët e avionit, i cili ka të ngjarë të ketë shkaktuar rrëzimin. Ukraina ka ngritur një seli operative në Konsullatën e Ukrainës në qytetin e dytë më të madh grek të Selanikut pas aksidentit, tha zëdhënësi, duke shtuar se përfaqësuesit e konsullatës ukrainase kanë mbërritur tashmë në vendin e rrëzimit. (Fatosi)

VCG

VCG