Kina nis fluturimet drejt Serbise (Foto Xinhua)

Kina nis fluturimet drejt Serbise (Foto Xinhua)

Kompania ajrore kineze “Hainan Airlines” nisi fluturimet direkte nga Kina në Serbi. Me këtë rast, u zhvillua dhe një ceremoni mirëseardhjeje në aeroportin “Nikola Tesla”, në kryeqytetin serb Beograd, njofton “Xinhua”.

“Do të jemi në gjendje të tërheqim edhe më shumë turistë dhe biznesmenë nga Kina, gjë që do ta afrojë Kinën edhe më shumë me Serbinë”, -tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Fluturimi i parë mbërriti të shtunën në mëngjes nga Pekini dhe u mirëprit nga Vuçiç dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendirt.

Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadorja kineze në Serbi, Chen Bo, e cila ishte në mesin e pasagjerëve.

“Jo vetëm se fluturimi i drejtpërdrejtë do të nxisë shkëmbimin e njerëzve, por do të hapë mundësi të reja për bashkëpunim mes dy palëve në të gjitha fushat. Ky fluturim do të luajë një rol pozitiv në bashkëpunimin mes Kinës dhe vendeve në të gjithë rajonin dhe në këtë mënyrë do të forcohet pozita e Serbisë si qendër rajonale e transportit”, -tha ambasadorja Chen.

“Hainan Airlines” nisi fluturimin e saj të parë për në Beograd nëpërmjet Pragës në shtator 2017, i cili u pezullua në vitin 2020 për shkak të pandemisë Covid-19. (Fatosi)