Foto nga VCG

Zyra britanike e Meteorologjisë lëshoi një paralajmërim të kuq për nxehtësinë ekstreme, alarmi i nivelit më të lartë, që mbulon disa pjesë të Anglisë të hënën dhe të martën e ardhshme, përcjell “Xinhua”.

Alarmi, i lëshuar për herë të parë ndonjëherë, është me rritje nga ai i verdhë i vendosur deri të martën.

Temperatura më e lartë e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani ishte 38.7 gradë celsius në Kembrixh në korrik 2019.

Zyra e MET bëri të ditur se pret efekte të pafavorshme shëndetësore në të gjithë popullsinë, duke mos u kufizuar vetëm tek ata që janë më të prekshëm nga nxehtësia ekstreme, që çojnë në sëmundje serioze ose rrezik për jetën. (Irma)