Foto nga VCG

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një ligj që lejon qeverinë të marrë masa të veçanta ekonomike për të mbështetur Forcat e Armatosura gjatë operacioneve kundër terrorizmit dhe operacione të tjera jashtë vendit, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas ligjit, qeveria ruse është e autorizuar të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme për FA-në, duke përfshirë riaktivizimin e përkohshëm të kapaciteteve dhe objekteve të mobilizimit dhe zhbllokimin e aseteve materiale rezervë shtetërore.

Ndërkohë, personat juridikë nuk do të mund të refuzojnë kur lidhin marrëveshje dhe kontrata për dërgimin e mallrave dhe ofrimin e shërbimeve për Forcat e Armatosura ruse.

Sipas legjislacionit të ri, do të mundësohet edhe vendosja e kushteve të ndryshme të punës për punonjësit në organizata të caktuara, duke përfshirë punën gjatë pushimeve, natës dhe fundjavave. (Irma)