Foto:VCG

Foto:VCG

Dhjetë persona, përfshirë pesë zjarrfikës, u plagosën në një zjarr të shkaktuar nga vala e fortë e të nxehtit, në qytetin Palmela të Portugalisë.

Autoritetet lokale njoftuan se një person është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Në shumë rajone të Portugalisë është lëshuar alarmi i kuq për zjarret, me temperaturat që mund të arrijnë deri në 45 gradë celsius, përcjell “Xinhua”.

Situatë problematike me zjarret paraqitet edhe në Kroaci. Flakët përfshinë qarqet Zadar dhe Shibenik-Knin, ku u dogjën dhe rreth 20 shtëpi, fatmirësisht pa viktima.

Darko Dukiç, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Qarkut Shibenik-Knin, deklaroi për televizionin kombëtar “RTL” se shumë banorë janë evakuuar dhe qindra zjarrfikës janë angazhuar për të shuar zjarret, që vështirësohet edhe nga prania e erës. (Irma)