Foto: VCG

Foto: VCG

Situata ekonomike në Evropë, ndikimi i konfliktit Rusi-Ukrainë dhe miratimi i euros nga Kroacia, kryesuan axhendën e takimit të ministrave të Ekonomisë dhe Financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, raporton “Xinhua”.

Gjatë takimit të Këshillit të Çështjeve Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN), ministri çek i Financave, Zbynek Stanjura, prezantoi prioritetet e Republikës Çeke gjatë Presidencës së radhës së Këshillit të BE-së, të cilat përfshijnë zbatimin e Lehtësimit të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës dhe paketën RePowerEU; përfundimi i varësisë së BE-së nga karburantet fosile ruse; kthimi në disiplinë fiskale; dhe përfundimi i zbatimit të taksës minimale globale.

Këshilli vendosi të sigurojë 1 miliard euro (1 miliardë dollarë amerikanë) ndihmë shtesë makro-financiare për Ukrainën.

Ministrat miratuan gjithashtu tre aktet përfundimtare ligjore që i mundësojnë Kroacisë të bashkohet me Eurozonën si anëtari i saj i 20-të dhe të prezantojë euron si monedhën e saj më 1 janar 2023.

“Kroacia ka plotësuar me sukses të gjitha kriteret e kërkuara ekonomike dhe ata do të paguajnë në euro që nga 1 janari 2023”, -deklaroi Stanjura.

“Përdorimi i euros do ta bëjë më të lehtë investimin në vend. Do të ulë barrierat për bizneset dhe do të heqë kostot e këmbimit valutor. Mund të ndihmojë në stabilizimin e normave të interesit, duke e bërë më të lehtë dhe më të lirë për njerëzit dhe kompanitë marrjen e huasë”, -tha Valdis Dombrovskis, nënkryetar ekzekutiv i Komisionit Evropian.

Monedha e Kroacisë është kuna. Kursi i këmbimit prej 7.53 kuna për euro u vendos nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) kur pranoi monedhën kroate në Mekanizmin e Kursit të Këmbimit (ERM II) në vitin 2020. (Irma)