Foto: VCG

Foto: VCG

Gazeta "The Washington Post" u shpreh të dielën në uebsajtin e vet se ShBA-ja vendosi të shpallë "përfundimin e epidemisë", por koronavirusi i ri "nuk pranon". Nënvarianti më i fundit BA.5 i variantit "Omicron" është bërë me shpejtësi mbizotërues në ShBA.

Sipas njoftimeve, ekspertët e sëmundjeve infektive mendojnë përgjithësisht se ShBA-ja nuk ka bërë mjaft për kontrollin e përhapjes së koronavirusit të ri. Kufizimet lidhur me epideminë janë hequr prej kohësh dhe udhëtimet ajrore janë rikthyer pothuajse në nivelin para epidemisë. Politikanët kanë pushuar së foluri mbi virusin dhe pjesa dërrmuese e njerëzve nuk mbajnë maska. Por zyrtarët kanë paralajmëruar se mund të ketë një valë të re në vjeshtë e dimër, kur numri i rasteve të infektimit mund të arrijë në 100 milionë, duke mbingarkuar spitalet. (Çang Çuo)