Foto:VCG
Presidenti në detyrë i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, deklaroi të mërkurën se një komitet, i përbërë nga shefi i Shtabit të Mbrojtjes, komandantët ushtarakë dhe inspektori i përgjithshëm i Policisë, është caktuar për të kontrolluar situatën në vend, shkruan “Xinhua”.
Në një fjalim televiziv, kryeministri Wickremesinghe, i cili u emërua ushtrues i detyrës së kreut të shtetit, nga presidenti Gotabaya Rajapaksa, tha se komiteti ishte udhëzuar gjithashtu për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e qytetarëve gjatë protestave në vazhdim.
Protestuesit rrethuan zyrën e kryeministrit në Colombo, të mërkurën, duke kërkuar dorëheqjen e Rajapaksa dhe Wickremesinghe.
Rajapaksa, i cili u nis për në Maldive më herët të mërkurën, pritej të jepte dorëheqjen e tij, mes një krize të rëndë ekonomike.
Wickremesinghe, si president në detyrë, të mërkurën shpalli një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare dhe një shtetrrethim në Provincën Perëndimore, përfshirë kryeqytetin Colombo. (Elona)