Foto: VCG

Foto: VCG

Ukraina është bërë një anëtare e asociuar e Programit Shumëpalësh të Ndërveprueshmërisë (MIP), i cili koordinon bashkëpunimin teknologjik të ushtrive të shteteve anëtare të NATO-s, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, përcjell “China Daily”.

“Ukraina ka potencial të fortë të Teknologjisë së Informacionit dhe është një aleat i denjë i NATO-s. Jam i sigurt se ne do të sjellim ekspertizën tonë në zhvillimin e sigurisë kolektive”, -citohet të ketë thënë Reznikov, njofton shërbimi i shtypit i Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas ministrisë, anëtarësimi i asociuar në MIP i jep Ukrainës të drejtën për t'u bashkuar me zhvillimin dhe futjen e standardeve kyçe të NATO-s në lidhje me ndërveprimin e sistemeve të kontrollit luftarak dhe praktikave përkatëse.

MIP është një program bashkëpunimi teknologjik midis Forcave të Armatosura të vendeve anëtare të NATO-s, i cili u krijua në nivel të zhvilluesve kombëtarë të sistemeve të informacionit të kontrollit luftarak dhe synon të arrijë ndërveprueshmërinë e sistemeve kombëtare C2IS. (Elona)