Foto: VCG
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) të martën uli parashikimin e rritjes për SHBA-në për këtë vit në 2.3 për qind. Shtetet e Bashkuara janë rikuperuar shpejt nga tronditja pandemike, si rezultat i mbështetjes së paprecedentë të politikës monetare dhe fiskale, bëri të ditur Bordi Ekzekutiv i FMN-së në një deklaratë. Megjithatë, drejtorët ekzekutivë të FMN-së vunë në dukje se rikthimi i shpejtë shoqërohet nga një rritje me bazë të gjerë inflacioni, duke paraqitur rreziqe sistematike si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për ekonominë globale, citon “Xinhua”.
“Prioriteti i politikës duhet të jetë ngadalësimi i shpejtë i rritjes së çmimeve pa nxitur një recesion”, -thuhet në deklaratë.
Drejtorët ekzekutivë u pajtuan se shmangia e një recesioni në Shtetet e Bashkuara po bëhet gjithnjë e më sfiduese dhe se konflikti Rusi-Ukrainë, pandemia e vazhdueshme e Covi-19 dhe kufizimet krijojnë sfida shtesë.
Pavarësisht rënies së shpejtë të deficitit fiskal, borxhi publik është dukshëm më i lartë se nivelet e tij para pandemisë dhe pritet të vazhdojë të rritet si pjesë e PBB-së në periudhën afatmesme. (Elona)