Foto: VCG
Ministrat e Punëve të Jashtme të Rumanisë dhe Hungarisë diskutuan të martën mënyrat për të rritur kapacitetin e ndërlidhjes së rrjeteve të shpërndarjes së gazit të dy vendeve.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun hungarez Peter Szijjarto, ministri i Jashtëm i Rumanisë, Bodgan Aurescu, tha se aksesi në energji është një shqetësim i madh për të dy vendet dhe shtoi se duhet të rrisin kapacitetin e ndërlidhjes dhe të forcojmë kapacitetin e ruajtjes, raporton “Xinhua”.
Szijjarto tha se qëllimi i Hungarisë ishte të rriste kapacitetin e xhiros së interkonjeksionit nga 1.7 miliardë metra kub gaz natyror në vit në mbi 3 miliardë metra kub.
Ndërlidhësi aktualisht mund të transportojë 2.6 miliardë metra kub gaz në vit në Rumani dhe 1.7 miliardë metra kub në vit në Hungari.
Sipas Szijjarto, kjo rritje në kapacitetin e importit të gazit nëpërmjet Rumanisë do të forcojë sigurinë e furnizimit të Hungarisë dhe do të sigurojë një rrugë për importet e mundshme të ardhshme nga Azerbajxhani.
Dy ministrat theksuan gjithashtu rëndësinë e gjetjes së burimeve alternative të energjisë me fokus në energjinë e rinovueshme dhe atë bërthamore.
Rumania është më pak e varur nga burimet ruse të energjisë. Pjesa e saj e importeve nga Rusia është aktualisht 15.5 për qind për gazin natyror dhe 37 për qind për naftën bruto. Hungaria importon rreth 85 për qind të gazit dhe 65 për qind të naftës që i nevojitet nga Rusia. (Elona)