Foto: VCG

Foto: VCG

Shanset që ekonomia amerikane të bjerë në recesion deri në vitin e ardhshëm janë më të mëdha se 50 për qind, raportoi media amerikane “CNBC”.

“Ekonomia e SHBA-së mund të rrëshqasë në një recesion teknik, i përcaktuar si dy tremujorë radhazi të rritjes negative, menjëherë në fund të tremujorit të dytë 2022”, -bëri të ditur “CNBC”, duke cituar Richard Kelly, kreun e strategjisë globale në “TD Securities”.

Sipas ekspertit, rritja e çmimeve të gazit, kombinuar me një rezervë federale të ashpër dhe një ekonomi në përgjithësi të ngadalësuar janë rreziqet me të cilat përballet aktualisht ekonomia më e madhe në botë, përcjell “Xinhua”. (Elona)